Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka reaguar pas vdekjes së 26 vjeçarit Agon Musliu në Qendrën e Studentëve.
I riu kishte kërcyer nga kati i pestë dhe ndërroi jetë në QKUK.
“U trondita me lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të 26-vjeҫarit, Agron Musliu, i cili ishte student i shkëlqyer i masterit, në Gjermani.
Humbje e madhe për familjen e për Gjilanin. Komuna e Gjilanit do t’i qëndrojë afër familjes. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!’’, ka thënë Haziri.