-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Haziri i reagon edhe Bislimit: Ju dhe VV e dini rolin tim

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka vendosur t’i kthejë “kokë më kokë” secilën deklaratë të zyrtarëve të Vetëvendosjes, me të cilën LDK po negocion për krijimin e Qeverisë.

Nga deklaratat e fundit publike të Lutfi Haizit, LDK duket se i ka vënë benzinë negociatave që ajo ka me Vetëvendosjes për krijimin e Qeverisë së re.

Haziri thotë se Besnik Bislimi, nënkryetar i VV-së dhe e gjithë partia e Albin Kurtit e di rolin që ai e ka në LDK dhe në negociatat për krijimin e Qeverisë.

“E di fortë mirë rolin tim. z.Bislimi dhe VV po ashtu…tjerat shihen me kohë”, ka thënë Haziri të dielën për express.

Kjo përgjigje e Hazirit vjen në vazhdim të serisë të përplasjeve që ai ka nisur me zyrtarë të VV-së, përmes deklarimeve publike, kryesisht në rrjete sociale e në studio televizive.

Gjatë ditës, nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi, i cili udhëheq grupin punues të partisë së tij në negociatat me LDK-në, sot tha se Lutfi Haziri nuk ka peshë në bisedimet që po i bëjnë për koalicion qeverisës.

“Ai mund të thotë çka do mirëpo nuk luan rol të rëndësishëm, nuk çon peshë në bisedimet tona që po i zhvillojmë me LDK-në’’, ka thënë Bislimi për Periskopin.

Haziri, të shtunën në një postim në Facebook, shkroi se emri i kryeministrit të ri, gjithsesi se do të kalojë përmes zyrave të LDK-së.

Tashmë dihet që asnjë parti s’mund ta formojë qeverinë e vetme sepse sistemi zgjedhor në Kosovë nuk e mundëson këtë. Ky vend ka nevojë për qeverisje të mirë si për ajër. Por, ajo që është e qartë është se emri i kryeministrit kalon nëpër zyre të LDK-së!’’, kishte shkruar Haziri.

Kjo deklaratë është e njohur prej Hazirit. Se kryeministri i ri kalon nëpër zyre të LDK-së, nënkryetari i kësaj partie e kishte thënë edhe javë më parë.

Ndërkaq negociatat mes LDK-së e VV’së kishin filluar menjëherë pas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 6 tetorit, të cilat – sipas atyre rezultateve – i fitoi partia e Kurtit.

Takimet nisën me dy kandidatët për kryeministër, Albin Kurtit e Vjosa Osmanit, për të vazhduar më pas me grupe punuese që kryesisht përfshinin profesorë të fushave të caktuara.

Megjithatë, një javë më parë, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, njoftoi papritmas që rol kyç në negociatat me VV-në do të ketë Lufti Haziri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img