7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Haziri i reagon Bislimit për Kushtetuesen: Kjo Gjykatë me vendimin e saj krijoi ambient që VV t’i fitojë zgjedhjet

Zëvëndëskryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, e ka sulmuar rëndë Gjykatën Kushtetuese të vendit, duke thënë se nuk është kredibile dhe sipas tij vendimet e saj janë produkt i një mjedisi të korruptuar dhe se nuk i shërben drejtësisë.

Ndaj sulmit që i ka bërë Kushtetueses, ka reaguar Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së.

Haziri ia ka kujtuar Bislimit se Gjykata Kushtetuese e ka krijuar ambientin që LVV t’i fitojë zgjedhjet dhe shtoi se në këtë mënyrë po shkakton pasiguri juridike, duke e quajtur edhe “kontrovers”.

Postimi i plotë:

Një ekponent i VV-së dhe i emëruar i Qeverisë paska bërë kualifikime të rënda për Gjykatën Kushtetuese.

Kredibiliteti i kësaj Gjykate është aq i lartë sa ka rrëzuar dy presidentë nga zyra dhe një qeverie ia ka mbyll mandatin pas gjashtë muajsh. Bash kjo Gjykatë, me vendimin e saj, ka krijuar ambieent që VV t’i fitojë zgjedhjet. Gjykatësi që e solli këtë vendim. është këshilltar i madh te Presidentja Osmani – Sadriu.

Jeni kontravers dhe mos mbajtes të fjalës e premtimit dhe kurrë nuk bëheni burrështetas kështu. Per qytetarët po shkaktoni pasiguri juridike, ndërsa për institucionin, po tregoheni mos respektues e besa edhe mosmirënjohes që ju hapën udhë!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img