0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Haziri flet për takimin Mustafa-Kurti: Bashkimi po ndodhë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se takimi ndërmjet kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe liderit të LVV-së, Albin Kurti, është takim i rregullt.

Haziri ka thënë se kryetarët e dy partive janë duke punuar që të finalizohet marrëveshja parazgjedhore.

“Ky është vullnet i LDK-së, dhe nuk ndryshon deri në minutën e fundit. Edhe pse LDK mund të fitojë vet, është e gatshme të hyjë vetëm dhe qytetarët dhe përceptimi publik tashmë e ka pranuar si partia më e madhe në vend. Ne sillemi me përgjegjësi sepse duam ta ndajmë suksesin me ata që besojnë se janë në vija të njëjta të ndryshojnë Kosovën”, ka thënë Haziri.

Sipas tij pasi ka takime kjo tregon qartë se janë pajtuar këto dy parti dhe nuk ka dallime.

“LDK e ka kandidatën e vet për kryeministre. Ne dëshirojmë ta bëjmë kryeministre të Republikës. Ata e kanë liderin e tyre, zoti Kurti ka qenë gjithmonë i nominuar për kryeministër. Nuk kanë pasur plan të dytë. Kësaj here u themi bashkohuni me ne sepse me Vjosën do të dalim mirë dy subjektet politike. Po punojmë të bashkohemi dhe besoj që bashkimi po ndodhë”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img