Site icon PrishtinaPress

Haziri: Ëndrra ime më e madhe në aspektin politik është bashkimi i Kosovës me Shqipërinë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri është pro bashkimit të Kosovës me Shqipëri.

Ai tha se ëndrra e tij më e madhe në aspektin politik, është që t’i shohë dy shtetet të bashkuara.

“Në aspektin politik, ëndrra unë besoj që akoma nuk është bë e plotë. Pa jetu shqiptarët e bashkuar, nuk është kryer ëndrra”, tha Haziri në një intervistë në Nacionale.

“Do me thënë, pro bashkimit me Shqipërinë”, u pyet Haziri.

“Definitivisht. Pa opsion”, tha Haziri.
Exit mobile version