0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Haziri e quan kryetarin e Gjilanit “marionetë politike”

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri e ka quajtur kryetarin e Gjilanit, Alban Hysenin “marionetë politike”.

Sipas Hazirit, kjo marionetë politike ushtron detyrat në emër të këshilltarëve, deputetëve e disa zëvendësministrave, përcjell Insajderi.

Qeverisjen në Gjilan, Haziri e ka përshkruar si “Qeverisje e mirë për asgjë”.

Postimi i plotë:

Tashmë e kanë kuptuar të gjithë se fatkeqësisht Gjilani nuk ka kryetar. Ka një marionetë politike, e cila ushtron detyrat në emër të disa këshilltarëve, deputetëve e disa zëvendësministrave, të cilët kanë shkaktuar një depresion të madh politik e ekonomik.

Projekti i Autostradës së Gjilanit, rrugët regjionale, impianti për trajtimin e ujërave të zeza, pjesa tjetër e shtratit të lumit Mirusha, hyrje-daljet Gjilan-Prishtinë, Gjilan-Kllokot, Gjilan-Kamenicë dhe Gjilan-Kumanovë, kanë mbetur aty, pa punuar ende. Fshati i Lumtur i pafunksionalizuar, çerdhja në Arbëri me shumë vonesë, shtrati i lumit në Dobërçan i stagnuar, dhjetëra projekte komunale e regjionale të filluara nga ne që s’po lëvizin dot. Kanë inauguruar çerdhen në Zhegër që ne e kemi përfunduar në vitin 2021, mejtepin e Mulla Idriz Gjilanit në Dunav që e ka projektuar e ndërtuar dikush tjetër, pra kanë inauguruar punë që i kanë kryer të tjerët. Do të mbahen në mend për, siç e tha një qytetar, “ Qeverisje e mirë për asgjë”.

Ne do të vazhdojmë të jemi të durueshëm, të sjellshëm e politik-bërës në Kuvendin Komunal dhe nuk do të lëmë mjet e metodë pa e shfrytëzuar për të ecur përpara projektet tona sepse ato janë për të mirën e komunitetit.

Gjilanasit janë të butë, të sjellshëm e të durueshëm, por tashmë e kanë kuptuar që po i qeverisin njerëzit e paditur e të paaftë. Irritimi me këtë depresion politik dhe e ekonomik i tyre dhe përkrahja enorme që po e marrim përditë, është tregues së rikthimi i madh i LDK-së do të ndodhë në Gjilan, Anamoravë e në mbarë Kosovën.

Të gjithë qytetarëve, aktivistëve, bashkëveprimtarëve, e simpatizantëve edhe njëherë ua uroj 33-vjetorin e themelimit të Degës së LDK-së në Gjilan, të cilët i falënderoj shumë për pjesëmarrjen në këtë ditë të shënuar. Bashkë drejt rikthimit të madh!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img