0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Haziri e quan “aziatike” Qeverinë Kurti

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri duke folur për raportet aktuale ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës , ka thënë se e mira është se populli i Kosovës që është pro-amerikan është lojal, por në anën e tij ka një qeverisje aziatike.

Ai ka thënë se përjashtimi i Kosovë nga ushtrimi “ DefenderEurope 23”, ka qenë shuplakë për presidenten dhe kryeministrin.

“Pak retrospektivë. Prej vlerësimit deri në përulje për Ibrahim Rugovën që kishin amerikanët, por edhe për liderët tjerë politikë të Kosovës, për bashkëpunim e koordinim të vazhdueshëm për tema nacionale, sot amerikanët japin ultimatume për Kurtin. Anulimi i Defender-it është shuplakë për presidenten dhe kryeministrin. Por, e mira e madhe është që populli proamerikan dhe proeuropian i Kosovës është lojal, e në anën tjetër fatkeqësia është që ka qeverisje aziatike. Vazhdojmë ta përsërisim porosinë e presidentit Rugova: Kosova e hapur, demokratike dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Haziri.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img