1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Haziri: E konfirmova angazhimin e LDK-së, dialogu është e vetmja rrugë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, pas takimit me të dërguarin posaçëm të BE-së, Mirosllav Lajçak është deklaruar dhe ka shfaqur qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Haziri tha se po vazhdojnë të mbahen në terr për shkak të moszbardhjes se draftstatutit të asociacionit.

“Po vazhdojmë të mbahemi në terr për shkak të zbardhjes se dokumentit, të mos bërjes transparent se paku në parime, në angazhime apo në orientime që duhet kryeministri i republikës, si kryenegociator me ua ofruar deputeteve në çfarëdo forme dhe popullit të Kosovës”, ka thënë ai.

“Unë e konfirmova angazhimin e LDK-së, që dialogu nuk ka opsion, dialogu është e vetmja rrugë që t’i zgjidhim problemet më fqinjin tonë verior Serbinë, e cili pas 24 shtatorit ka ndryshuar. Tani jemi në situatën e njëjtë si para 5 javësh, ne nënvizuam nevojën e heqjes së masave ndëshkuese të shtetit tonë dhe nevojën që Kosova të mos vazhdojë të dënohet, për shkak të dobësive të Qeverisë dhe të paaftësisë të Qeverisë për të nxjerrë situatat politike në interes të publikut tonë. Kjo është çështja që LDK-ja e konfirmoi”, bëri të ditur Haziri./IndeksOnline/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img