1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Haziri: Demarkacioni nuk i shpëton nga Specialja

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë në intervistën dhënë “Zërit” se demarkacioni i kufirit me Malin e Zi e as liberalizimi i vizave nuk e shpëton askënd nga Specialja, pasi që kjo e fundit “do të merret me individët e jo me organizata”.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se çështja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi është politizuar, ndonëse, sipas tij, ky do të duhej të ishte thjesht një proces teknik, në të cilin ekspertët do ta thonë fjalën e tyre.
Megjithatë, siç thotë ai, demarkacioni nuk i shpëton njerëzit nga Gjykata Speciale sepse kjo do të merret me individë e jo me organizata.

 Ai pranon se kjo çështje është e lidhur me Specialen, prandaj, sipas tij, Kosova duhet të dalë nga tranzicioni postçlirimtar, postluftarak.

Haziri i gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se tryeza e 3 gushtit për Demarkacionin duhet të ofrojë zgjidhje, ndërsa nuk e kundërshton as idenë që kjo çështje të dërgohet në Arbitrazh Ndërkombëtar, si opsion i fundit.
Megjithëse thotë se problemi nuk është në mes  të Kosovës dhe Malit të Zi, por është problem në mes të shumicës dhe pakicës politike në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img