Site icon PrishtinaPress

Haziri del me qëndrim një ditë para dëgjimit të dëshmitarëve në rastin Thaçi dhe të tjerët

Nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka dal me një reagim, një ditë para fillimit të gjyqtarëve në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Haziri në një shkrim në Facebook ka thënë se për herë të tretë Kosova po përballet me të kaluar e saj për të vendosur drejtësi.

“LDK është përmendur në disa raste, më shumë në komunikata, por jo në raste tjera të veçanta. Derisa nuk kemi zbardhje të fakteve në rastet e veçanta për emrat e veçantë. Ne nuk kemi parë emra dhe eksponentë të LDK-së që do të jenë subjekt i zbardhjes së drejtësisë. Besojmë shumë që drejtësia e vendosur përmes Dhomave të Specializuara do të jetë e barabartë për të gjithë dhe uroj që pastërtia e luftës dhe pastërtia e kryengritjes dhe rezistencës politike dhe ushtarake të konfirmohet  jo në dëm të askujt, duke përfshirë jo vetëm pakicat etnike, por edhe individët. Në këtë rrafsh, e vërteta e madhe është që drejtësi duhet të vendoset për të gjithë dhe kompensimi me drejtësi për viktimat dhe rastet që Dhomat e Specializuara i kanë në hetime, duhet të vendoset po ashtu”, ka shkruar ndër të tjera Haziri.

Exit mobile version