Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutif Haziri, ka komentuar Urdhrin e ri Ekzekutiv të presidentit të SHBA’së, Joe Biden.
Haziri ka thënë se krimet e luftës nuk do t’i falen askujt. E përveç kësaj nuk do të falën as prishësit e paqes.
Ky shkrim i Hazirit erdhi pasi gjenerali Ratklo Mlladiq, i njohur si “Kasapi i Bosnjës”, u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Hagës.
“Bashkë me dënimin e gjeneralit serb, Ratko Mladic, doli edhe Urdhri i ri Ekzekutiv i Presidentit Biden. Lexojeni drejtë. Krimet e luftës nuk i falen askujt dhe prishësit e paqes, nuk do të falën më, po ashtu!”, shkruan Haziri.
Urdhri i Ri Ekzekutiv i bërë publik dje nga Shtëpia e Bardhë, bëri me dije se “miqt e Amerikës” që nuk duan të futën në listën e zezë, duhet patjetër t’i respektojnë disa marrëveshje të Ballkanit.
Ndër to ishte Marrëveshja e Ohrit (2001) dhe Rezoluta 1244. Shqetësuese është fakti që aty nuk përmendet Marrëveshja e Ramubjesë, Pakoja e Ahtisarit dhe Marrëveshja e Uashingtonit e nënshkruar vitin që lamë pas.