-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Haziri: Besimi i bashkatdhetarëve ka me t’u kthy me mosbesim, s’kanë me ta falë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri Kurti me deklaratën e sotme, ka lënduar e poshtruar mërgimtarët.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haziri tha se t’i quash analfabetë mërgatën tonë është poshtërimi e lëndimi më i madh që ua ka bërë dikush ndonjëherë.

“Diasporën që tash e 60 vjet e mban gjallë këtë vend, e 23 vjet pas luftës e ruan paqen sociale, kurrkush nuk e ka goditur e ofenduar në këtë masë sa Albin  Kurti. Me i quajt ‘alalfabetë funksionalë’ mërgatën tonë, është poshtërimi e lëndimi më i madh që ua ka bërë dikush ndonjëherë”, ka shkruar Haziri në facebook.

Sipas tij, në vitet e 60-ta, kosovarët shkuan në mërgim për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike, ndërkaq sot, siç tha ai, ata po dalin si mjekë, inxhinierë, profesorë, e biznesmenë të suksesshëm.

“Në vitet e 60-ta gjyshërit e baballarët tanë migruan si punëtorë krahu e asistentë për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike e politike, si pasojë e regjimit të kohës, por nga gjenerata e dytë, e veçanërisht ajo e tretë, dolën mjekë, inxhinierë, profesorë, biznesmenë e zanatli tepër të suksesshëm, të cilët sot na bëjnë krenarë me arritjet e tyre”, ka shtuar ai.

Haziri madje i dërgoi edhe mesazh Kurtit.

“Për Kurtin e kam një mesazh: Besimi i shumicës së bashkatdhetarëve ka me t’u kthy me mosbesim shumë shpejt. S’kanë me ta falë”, është shprehur ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img