6.3 C
Pristina
Thursday, January 30, 2025

Buy now

spot_img

Haziri: Autostrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, dështim total i Qeverisë “Kurti”

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për mosrealizimin e autostradës Gjilan-Prishtinë dhe për premtimin e pa mbajtur për autostradën Gjilan-Dheu i Bardhë.

Haziri tha se gjatë katër viteve të fundit nuk është punuar asgjë për këto projekte dhe punimet e realizuara janë degraduar dhe dëmtuar.

Ai shtoi se, që nga ardhja e Albin Kurtit në pushtet, punimet janë ndalur nën pretekstin e “asgjëje”.

“Katër vite nuk është punuar dhe punimet e realizuara janë degraduar e dëmtuar. Që nga ardhja e Kurtit në pushtet janë ndalë punimet në emër të asgjëje. Anamorava është përjashtuar nga e drejta e saj. Këto autostrada janë dështime totale të kësaj Qeverie”, u shpreh Haziri për “Front Online”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img