Lutfi Haziri, nënkryetari i LDK-së ka thënë se nuk ka sinjale për prishje të koalicionit pasi PDK-ja po mundohet ta ruajë partneritetin e koalicionit.
“Edhe më tutje ne qeëndrojmë në parimin që kryesia e PDK-së jep angazhime politike që të ruhet partneriteti i koalicionit. Ende nuk ka sinjale për prishje të koalicionit”.
“Nëse vijmë në rrethana zgjedhjesh të jashtëzakonshme, ato shkaktohen për 40 ditë. Presidenti është i obliguar ta respektojë kushtetutën”, ka thënë Haziri.
“Atëherë duhet shikuar tash nëse zgjedhjet japin zgjidhje”.
Haziri i cili është i ftuar në Zona e Debatit në Klan Kosova ka thënë që marrëveshja parimore e partnerëve të koalicionit parasheh që zgjedhjet të mbahen në qershor të vitit 2018.
Nënkryetari i LDK-së ka theksuar se nuk janë kundër zgjedhjeve.
“Jemi në një rrethanë politike që dëgjohen zëra individësh, që vijnë nga PDK e që janë deputetë e të cilët e duan prishjen e koalicionit. Në asnjë mënyrë nuk jemi kundër zgjedhjeve. Kuvendi është ngulfatë, por nuk do të thoja edhe Qeveria”, ka thënë Haziri.