Chelsea ka nisur bisedimet me Eden Hazard për vazhdimin e kontratës.
‘Blutë’ e Londrës nuk kanë hequr dorë nga shpresa për të mbajtur në skuadër Eden Hazard, me të cilin kanë nisur bisedimet për një kontratë të re, shkruan le10Sport, përcjell prishtinapress.eu
Marrëveshja aktuale e Hazardit me Chelsea vlen deri në qershor të vitit 2020.
Ylli belg asnjëherë nuk e ka mbajtur sekret dëshirën e tij që një ditë të luajë në ‘Santiago Bernabeu’ në fanellën e Real Madridit.
Por, dënimi i FIFA-s për Chelsea për ndalimin e transferimeve në dy afatet e ardhshme mund të ndikojë në vendimin e Hazard.
Në të ardhmen e Hazard mund të ndikojnë edhe spekulimet e shumta rreth emërimit të Zinedine Zidane si trajner i Chelsea, i cili do të zëvendësonte Maurizio Sarrin, që po kalon momente aspak të mira.