Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka deklaruar se Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, i janë dashur 10 vite që ta përfundoj fakultetin.
“Në Universitetin që unë kam doktoru ti i ke ba 10 vjet një fakultet me e kry, e një specialzim që e ke regjstru para 16 vjetëve hala nuk ke arritë me kry, ti je pikap doktor, doktor i barnave që shet barna “ tha Haxhiu në fjalën e tij në Kuvend sot.
Kurse Vitia shpjegoi se kjo është shpifje dhe këto informata janë publike e tregohen në CV-në e tij.
“Në Universitetin ku ju e keni kryer fakultetin unë nuk e kam kryer fakultetin, unë e kam kry fakultetin në një Universitet tjetër, është në CV-në time në Tiranë.”