Site icon PrishtinaPress

Haxhiu udhëzon përmbaruesit të ndalin ekzekutimin e pagesave për muajt prill dhe maj

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se sot i kanë udhëzuar përmbaruesit privat që të mos i debitojnë pagat dhe pensionet e qytetarëve për muajin prill dhe maj për shkak të situatës së krijuar me pandeminë COVID – 19.

Haxhiu në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se për shkak të situatës së krijuar me pandeminë COVID-19, janë udhëzuar përmbaruesit privat që qytetarëve të mos ua debitojë pagesat për interes të lëndëve përmbarimore për muajt prill dhe maj.

“Sot, i udhëzuam përmbaruesit privat që të mos i debitojnë pagat dhe pensionet e qytetarëve për muajin prill dhe maj për shkak të situatës së krijuar me pandeminë COVID – 19”, shkruan ajo.

Ndërsa, në udhëzim ndër të tjera thuhet “Ministria e Drejtësisë, udhëzon përmbaruesit, që t’i lejojnë qytetarët të marrin pensionet dhe pagat për muajt prill dhe maj 2020, pra të mos i debitojnë këto pagesa për interes të lëndëve përmbarimore për shkak të situatës në të cilën ndodhemi”.

Exit mobile version