Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se QKUK momentalisht është pa energji elektrike.
Haxhiu përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka publikuar disa foto të kryeministrit Albin Kurti dhe Martin Berishajt, si dhe një nga oborri i QKUK-së.
“Foto sa 1000 fjalë Kurti në mbrojtje të hajnit Martin Berisha.
Kjo është mafia energjetike me GEN-in e Serbisë, Martin Berisha&Albin Kurti.
Hajnat ne burg, Dubrava 12 kat, aty e kanë vendin hajnat e lidhur me mafinë energjetike që terheqin miliona euro kesh dhe i bartin me çanta diplomatike.
P.S.
Në këto momente QKUK është pa energji elektrike!” – ka shkruar ai.