Site icon PrishtinaPress

Haxhiu thotë se me nënshkrimim dhe aminin e Albin Kurtit janë vjedhur rezervat shtetërore

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka thënë se rezervat shtetërore ”janë vjedhur me nënshkrimin dhe aminin e Albin Kurtit“.

Ai ka pretenduar se kjo është bërë në koordinim me ministren e Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka komentuar deklaratat e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje i cili ka pyetur se ”çka nëse ato produktet vijnë“.

Por sipas Haxhiut, Armend Muja është ekspert për ”matematikën e hajnisë“.

”Për “matemeatikën e hajnisë”, Armend Muja është ekspert! Krejt këta që po e sulmojnë prokurorin dhe po e mbrojnë vjedhjen e rezervave shtetërore, nuk e kanë për Ridin, por po frikësohen për veti. Me nënshkrimim dhe aminin e Albin Kurtit janë vjedhur rezervat shtetërore në kordinim me Rozeta Hajdarin dhe të arrestuarit. Askush mbi ligjin, as Rozeta Hajdari e as Albin Kurti”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Exit mobile version