Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhu, ka bërë me dije se me qindra dosje që kanë të bëjnë me korrupsion kanë dorëzuar në prokurori, por që prokuroria s`po merret me to.
Derisa ka kritikuar autorizimet e prokurorisë për bastisjen e Ministrisë së Bujqësisë, ajo ka thënë se prokuroria nuk po merret fare me dosjet e tyre.
Në profilin e saj në Facebook, Haxhiu ka shkruar se prokuroria është politike.
“Qindra dosje me dyshime për korrupsion e keqpërdorime të detyrës zyrtare janë dërguar në prokurori nga Qeveria jonë. Prokuroria asnjë veprim. Asnjë bastisje nëpër institucione pas atyre denoncimeve që i kemi bërë. Heshtje totale. Por mjafton një lajm diku në portale, e menjëherë vrapohet me bastisje në Ministri. Portale e gazeta ka pasur tash e sa kohë, por çështja është a kishte ato kohë Prokurori?!. Përgjigjen e dimë të gjithë. Keqpërdorimet, abuzimet, e shkatërrimet e ndërmarrjeve publike sikurse edhe pasurimi i pajustifikueshëm i zyrtarëve të lartë ka ndodhur para syve të Prokurorisë. Drejtësia s’duhet të jetë selektive. Aq më pak spektakël”, ka shkruar ajo.
Kjo ka bërë që shumë komentues ta sfidojnë ministren e Drejtësisë.
Ata kanë kërkuar që të publikohet të gjitha dosjen që janë dorëzuar në prokurori e që kanë të bëjnë me korrupsion.

