1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Haxhiu thotë se ka skepticizëm të thellë për Vettingun

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se i kanë tha se i kanë mirëpritur opinionet e Komisionit të Venecias, ndërsa theksoi se ka një skepticizëm për një Vetting të thellë.

Sipas saj, duhet të ketë unifikim mes partive politike dhe përfaqësuesve të MD-së, për të punuar më tutje në çështjen e Vettingut.

“Natyrisht që secila reformë apo çdo ndryshim rrënjësor i ka kundërshtarët e zëshëm, por po ashtu i ka edhe ata të cilët punojnë pa ndalë për realizimin e atyre ndryshimeve rrënjësore, i ka edhe skepktikët kujdestarë, domethënë që presin derisa ne punojmë, pastaj për të parë rezultatet. Sigurisht që nuk ka qenë fare e lehtë, sepse ju e dini që procesi i Vettingut në fillim kur ka nisur ka pasur shumë rezerva nga partnerët tanë, kemi pas vështirësi edhe në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë, që t’i thërrasim ata në grupet punuese për të kontribuuar. Megjithatë, unë jam tani e hapur për t’i vazhduar përpjekjet e mia me përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë, sikurse edhe me grupet parlamentare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për të gjetur rrugën e bashkimit, sepse ne mund të kemi probleme të ndryshme politike ndoshta edhe profesionale për cështje të tjera, mirëpo kur është në pyetje çështja e reformës në drejtësi, sundimi i ligjit apo shteti i së drejtës, besoj që duhet të jemi të unifikuar”, deklaroi Haxhiu në një intervistë në KTV.

Ministrja Haxhiu vlerësoi se ka ende një skepticizëm për Vettingun e thellë, siç e ka bërë Shqipëria.

“Prandaj opinioni e Venecias për Vettingun në radhë të parë, e çel rrugën Ministrisë së Drejtësisë për t’ia nisur reformën. Ne e kemi lexuar me vëmendje opinionin e Vettingut dhe kemi pasur takime edhe me raportuesit në Venecia, duket që ka megjithatë një lloj skepticizmi për një Vetting të thellë, siç e ka bërë Shqipëria apo disa vende të tjera, për faktin se ka pas pasojat e e veta në kuptim të mbetjes së institucioneve të rëndësishme pa staf ose 60% siç ka ndodhe në Shqipëri, e personelit ka mbetur jashtë Vettingut. Janë disa rrethana që kanë ndodhë në vendet që e kanë pas Vettingunt. Pastaj, konsideroj që për shkak të atyre rrethanave, Kosovës i kanë rekomanduar që ta fokusojë Vettingun nga mekanizmi i jashtëm që kemi paraparë me amandamentet kushtetuese, pra opsioni Kushtetues, tek nivelet e larta”, tha Haxhiu. /BetimipërDrejtësi

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img