Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar se këtë të martë do të mbajë konferencë për media.
Sipas njoftimit të ministrisë, konferenca pritet të nisë nga ora 11:00.
Përveç orës dhe vendit se ku do të mbahet, ministria e Drejtësisë nuk ka dhënë më tepër detaje në lidhje me arsyen e thirrjes së kësaj konference.