Site icon PrishtinaPress

Haxhiu thekson vullnetin e qeverisë në parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në konferencën e organizuar nga OSBE-ja ka theksuar vullnetin e qeverisë në parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Poashtu, ajo ka falënderuar OSBE-në për angazhimin dhe pasqyrimin e sfidave përmes monitorimit dhe ka shprehur vullnetin e Ministrisë për adresimin e rekomandimeve.

“Vlerësimi efektiv i reagimit gjyqësor ndaj krimit të rëndë të organizuar dhe korrupsionit në Ballkanin Perëndimor”. Në këtë konferencë të organizuar nga OSBE, theksova vullnetin e Qeverisë në parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, iniciativat ligjore kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, siç janë Ligji për Byronë, ndryshimet në Kodin Penal, sinjalizimi i rasteve të korrupsionit, task forca kundër korrupsionit e po ashtu reformën në drejtësi që ka për qëllim pavarësimin e sistemit përmes vlerësimit të integritetit dhe profesionalizmit. Falënderova OSBE për angazhimin dhe pasqyrimin e sfidave përmes monitorimit dhe shpreha vullnetin e Ministrisë për adresimin e rekomandimeve”, ka shkruar Haxhiu

Exit mobile version