Site icon PrishtinaPress

Haxhiu: Të shqiptohen dënime maksimale për dhunuesit e ngacmuesit seksualë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas rastit të fundit të sulmit seksual ndaj një vajze në Pejë.

Haxhiu ka thënë se “ngacmuesit e dhunuesit po e vështirësojnë jetën e vajzave e grave gjithandej Kosovës dhe kjo është e patolerueshme”.

“Për shkak të rritjes së rasteve të dhunës e ngacmimit seksual, para disa javëve kemi punuar në ndryshimin e Kodit Penal në drejtim të ashpërsimit të masave e dënimeve për dhunuesit dhe ngacmuesit”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ajo ka thënë se “të njëjtat do t’i finalizojmë dhe procedojmë tutje javën e ardhshme dhe do të përkujdesemi që të gjitha procedurat deri në fuqizim të bëhen në kohë sa më të shpejtë”.

“Institucionet e drejtësisë duhet të shqiptojnë dënime maksimale për dhunuesit e ngacmuesit seksual”, ka thënë Haxhiu.

Ndryshe, një vajzë nga Peja, Mrika Nikqi,ka njoftuar sot se para tri ditësh ajo është sulmuar seksualisht në një rrugë në qendër të Pejës.

Ajo ka publikuar videon e sulmit nga i dyshuari F.B., të cilin e ka arrestuar Policia e Kosovës dhe ndaj të cilit është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Exit mobile version