14.2 C
Pristina
Tuesday, March 11, 2025

Buy now

spot_img

Haxhiu takon ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, flasin për jetësimin e reformave në drejtësi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka takuar ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendin.

Haxhiu e Kelmendi folën për ligjin e ri për parandalimin dhe adresimin e dhunës në familje, mbrojtësit e viktimave, bashkëpunimin me IML-së dhe Agjencinë e Kosovës për Forenzikë dhe Forenzikën Psikiatrike.

“Po ashtu, u diskutua edhe për ndërmjetësimin, nevojën e shtimit të numrit të prokurorëve në raport me numrin e gjyqtarëve, objektet e prokurorisë në Mitrovicë dhe Prizren si dhe çështje të tjera më rëndësi të bashkëpunimit ndër-institucional”, thuhet në njoftimin e ministrisë, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, bëhet e ditur se Haxhiu e Kelmendi ranë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit në kuptimin e adresimit dhe jetësimit të reformave në drejtësi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img