Site icon PrishtinaPress

Haxhiu takohet me shefin e Eulexit, bisedojnë për të arriturat e Ministrisë së Drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim shefin e Eulexit, Giovanni Barbanome.

Haxhiu dhe Barbanome në këtë takim diskutuan lidhur me proceset dhe të arriturat e deri tashme të Ministrisë së Drejtësisë, në sundimin e ligjit dhe reformave të tjera.

Kështu ka bërë të ditur ministria përmes një njoftimi në Facebook.

NË këtë takim u fol edhe për reformat në drejtësi, vettingu dhe adresimi i dhunës në familje.

Të dy palët u dakorduan për të vazhduar bashkëpunimin edhe më tej në këto fusha të rëndësishme.

Exit mobile version