18.1 C
Pristina
Tuesday, September 24, 2024

Buy now

spot_img

Haxhiu synon ndryshime, Qendrat për Punë Sociale punojnë në formate të para 20 vitesh

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaron se Qendrat për Punë Sociale po vazhdojnë të punojnë me formate të stërvjetëruara të para dy dekadave. Sipas saj, shërbimet sociale po ofrohen pa u përshtatur me legjislacionin e miratuar ndër vite, e as rrethanat. Ajo zotohet që do të ketë reformë në këto qendra, ani pse ka rezerva nga QPS-të. Qendra për Punë Sociale në Gjakovë deklaron se zyrtarët e shërbimeve sociale janë në një situatë jo të mirë. Megjithatë, nuk shprehin kundërshtimin për reforma nga ana e institucioneve.

Që nga janari i këtij viti, Ministria e Drejtësisë ka marrë përsipër shërbimet sociale, ku është bërë një analizë e gjendjes së Qendrave për Punë Sociale. Ministrja Albulena Haxhiu deklaron se të njëjtat po vazhdojnë të punojnë me formate të para 20 vitesh.

Haxhiu thekson se do të jetë sfiduese reforma në këto qendra, meqë ka rezerva nga disa Komuna.

KosovaPress tentoi të marrë përgjigje nga Qendra për Punë Sociale në Prishtinë e Drenas, por nuk kanë dhënë përgjigje në lidhje me këtë.

Ndërkaq, drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Gjakovë, Dervish Tahiri thotë se janë të hapur për çfarëdo avancimi, pavarësisht se nuk janë të kënaqur me trajtimin nga institucionet.

Ndërkaq, Besarta Breznica nga Rrjeti i Grave të Kosovës thotë se procedurat standarde të veprimit nuk mund të ndryshohen pa u miratuar Ligji për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje.

Breznica shton se dështimi më i madh në trajtimin e rasteve të dhunës në bazë gjinore është koordinimi në mes të institucioneve.

Në mbledhjen e grupit ndërministror kundër dhunës në familje, pas dhunimit të 11-vjeçares brenda strehimores, është ngritur shqetësimi për trajtimin dhe plotësimin shabllon të të gjitha dokumenteve në rastet që trajtohen. Aty është thënë se ky format i dokumenteve nuk është përditësuar asnjëherë që nga viti 2003./KP/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img