4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Haxhiu sulmon Gjykatën Kushtetuese pasi iu hodh poshtë Ligji për Këshillin Prokurorial

Gjykata Kushtetuese e Kosovës dje ka nxjerrë vendimi për Ligjin për Këshillin Prokurorial duke konstatuar se ai është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit dhe si i tillë është i pavlefshëm.

Haxhiu ka drejtuar sulme ndaj Gjykatës Kushtetuese duke thënë se për ta më i rëndësishëm është interesi personal i disa anëtarëve të KPK-së sesa interesi i përgjithshëm”

“Ne nuk kemi vepruar krye në vete, por kemi konsultuar një ndër organet më të respektuara atë të Komisionit të Venecias, sic bëjmë për iniciativat e MD-së. Ne jemi të vetëdijshëm për pavarësinë e sistemit të Drejtësisë, si atij Prokurorial apo Gjyqësor.

Ne kemi pasur synim që të bëjmë një ligj që siguron që KPK ka përbërje pluraliste dhe është në gjendje të ushtroj kompetencat e tij kushtetuese, dhe jo të kapim apo cenojmë pavarësinë e sistemit Prokurorial, siç u interpretuar nga disa parti politike.

Ne se kemi pranuar ende aktgjykimin, mirëpo sipas njoftimit deshëm të iu njoftojmë për pikëpamjet dhe argumentet tona për këto të gjetura.

Është paradoksale për ne se si Gjykata në pikën e parë konstaton se përbërja aktuale e KPK-së është korporatiste.

Por në pikën e  fundit thotë se s’mund t’iu ndërpritet mandati sipas shortit siç e kemi paraprë ne. Për Gjykatën Kushtetuese më i rëndësishëm është interesi personal i disa anëtarëve të KPK-së dhe atë jo të gjithëve por disave prej tyre, sesa interesi i përgjithshëm dhe sesa ndalimi i korporatizmit në një institucion të rëndësishëm”, ka thënë Haxhiu.

Ajo tutje e ka thënë se është absurd edhe interpretimi që Kushtetuesja ia ka bërë standardeve ndërkombëtare, e që sipas saj thotë se u bë me qëllim të pengimit të reformës në drejtësi.

“Sipas njoftimit, delegimi i një anëtari joprokuror nga avokati i popullit është gjetur jo-kushtetues dhe kjo është befasuese për ne.

Absurditeti qëndron edhe në interpretimin jo korrekt të gjykatës në standartet ndërkombëtare dhe në respektimin e dispozitave kushtetuese me qëllim të pengimit të reformës në drejtësi.

Për të bërë të pavlefshëm një ligj kaq të rëndësishëm thuhet se është në kundërshtim me kushtetutën, përderisa Komisioni i Venecias ka vlerësuar që është në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Jemi shkëputur nga bota demokratike dhe uniteti i standardeve ndërkombëtare kur bëhet fjalë për pengimin e reformës në drejtësi. Kësisoj kemi një interpretim të veçante nga një Kushtetutë që e copëzon standardin ndërkombëtar”, ka thënë tutje Haxhiu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img