1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Haxhiu: Rrugëtimi ynë reformues në drejtësi do të vazhdojë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë kishte kënaqësinë të ishte në takimin e dymbëdhjetë të Komitetit Drejtues të Programit të BE-së për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë – EUKOJUST.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ajo ka deklaruar se i ka falënderuar përfaqësuesit e BE-së dhe EUKOJUST për bashkëpunimin e dobishëm 3-vjeçar dhe për mbështetjen e tyre në reformimin e brendshëm të Ministrisë, por edhe të tërë sistemit të drejtësisë për këto vjet.

“Në veçanti, Programi i EUKOJUST luajti një rol të rëndësishëm për mbështetjen profesionale në disa prej nismave tona të rëndësishme reformuese në fushën civile dhe penale, por edhe në atë administrative”.

“Rrugëtimi ynë reformues do të vazhdojë tutje dhe partneriteti ynë me BE dhe programet përkatëse mbetet mjaft i rëndësishëm në arritjen e objektivave tona reformuese për qasje më të lehtë në drejtësi, llogaridhënie e transparencë në sistem”, ka thënë Haxhiu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img