Site icon PrishtinaPress

Haxhiu: Reforma në drejtësi të përfshijë edhe rritjen e masave ndëshkuese për ata që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka treguar se me Kodin Penal të Kosovës më i denushëm është falsifikimi i parave se sa falsifikimi dhe kontrabandimi i barnave apo vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor.
Ai ka thënë, se, reforma në drejtësi duhet të përfshijë edhe rritjen e masave ndëshkuese për ata që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Po ashtu Haxhiu ka kërkuar nga Dogana e Kosovës dhe Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinarisë që të bëjë publike emrat e kompanive që ndalohen të tregtojnë artikuj ushqimor të dëmshëm apo barna të kontrabanduara apo falsifikuara.

 

Lexoni postimine  tij të plotë:

Për skandalin e mishit…

Me Kodin Penal të Kosovës më i denushëm është falsifikimi i parave se sa falsifikimi dhe kontrabandimi i barnave apo vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor.
Reforma në drejtësi duhet të përfshijë edhe rritjen e masave ndëshkuese për ata që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.
Dogana e Kosovës dhe Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinarisë duhet të bëjë publike emrat e kompanive që ndalohen të tregtojnë artikuj ushqimor të dëmshëm apo barna të kontrabanduara apo falsifikuara.
Bërja publike e emrave të kompanive që tregtojnë dhe shesin produkte të dëmshme do të ndihmonte qytetarët që të mos I blejnë produktet e këtyre kompanive.

P.S.
KODI PENAL I KOSOVËS
Neni 267
Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor
1. Kushdo që prodhon me qëllim të shitjes, shet, ofron për shitje apo në ndonjë mënyrë tjetër vë në qarkullim artikuj ushqimor, pije apo produkte të tjera për të cilat kryesi e di se janë të dëmshme për shëndetin e njerëzve, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet.

Neni 266
Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore
1. Kushdo që prodhon barëra të falsifikuara apo të dëmshme ose produkte tjera mjekësore të cilat janë të dëmshme për shëndetin, me qëllim që t’i shesë ato apo në ndonjë mënyrë tjetër t’i vë në qarkullim, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet.

Neni 302
Falsifikimi i parasë
1. Kushdo që prodhon para të falsifikuara me qëllim për t’i vënë në qarkullim si të vërteta, dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet.

Exit mobile version