Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se inspektorati i ministrisë ka inspektuar rastin e vdekjes së Astrit Deharit në vitin 2016.
Ajo, në një konferencë për media, ka deklaruar se për rastin në fjalë ka shumë kontradikta dhe paqartësi, duke theksuar se ata gjetjet i kanë hedhur në dokumente dhe se ato do t’i dërgojnë tek kryeprokurori i shtetit dhe se janë të gatshëm si ministri të ju ndihmojnë institucioneve gjegjëse për rastin në fjalë./Prishtinapress/