Site icon PrishtinaPress

Haxhiu: Qeveria dështoi në procesin e vaksinimit, Arben Vitia të dorëhiqet ose shkarkohet

Deputeti i PDK’së Bekim Haxhiu, edhe një herë ka kritikuar qeverinë e Kosovës për siç tha ‘dështim në procesin e vaksinimit’. Haxhiu thotë se objektivi për të vaksinuar 60 për qind të popullsisë deri në fund të vitit ka dështuar. Sipas Kamishit, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia do të duhej të dorëhiqej.

Anëtari i PDK’së thekson se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti nuk po realizon premtimet e dhëna.

“Situata me pandeminë COVID-19 po shkon drejt përkqësimit për shkak të dështimit të Qeverisë së Kosovës në procesin e vaksinimit”, shkroi Haxhiu në Facebook.

“Objektivi i Qeverisë së Kosovës për të vaksinuar 60% të qytetarëve deri në fund të vitit ishte gabim në planifikim prandaj edhe vlerësohet si proces i dështuar”, shtoi ai.

“Për dështim të programit të vaksinimit, për dështim të vaksinimit masiv, ministri i shëndetësisë Arben Vitia do të duhej të jap llogari dhe të  dorëhiqet. Nëse Arben Vitia për shkak të  dështimit në realizim të vaksinimit masiv nuk jep dorëheqje, atëherë Albin Kurti duhet ta shkarkoj atë, përndryshe do të jetë bashkëpërgjegjës për këtë dështim.”, theksoi deputeti.

Shkrimi i plotë i Haxhiut në Facebook:

Deri me sot kemi më pak se 10% të qytetarëve të vaksinuar me të dy dozat, dhe fatkeqësisht jemi vendi i fundit në Evropë në realizim të këtij procesi.

Qeveria kishte premtuar 500.000 vaksinime në muaj, por këtë numër nuk arritur ta realizojë as për katër muaj e gjysmë.

Nga fillimi i procesit të vaksinimit me 29.03.2021 e deri me sot në total janë bërë 478.084, apo mesatarish janë bërë 3.622 vaksinime në ditë, që është shumë pak.

Ky dështim i Qeverisë se Kosovës do të jetë me pasoja të  mëdha për shëndetin e qytetarëve tanë dhe po rrezikon mbylljen e sërishme të  vendit me dëme të mëdha edhe për ekonominë në Kosovë.

Vaksinimi masiv i premtuar nga Qeveria nuk po ndodh.

Shikojeni se sa pak vaksinime janë bërë  për katër muaj e gjysmë :

Në Prill 2021 janë bërë 22.096 vaksinime,

Në Maj 2021 janë  bërë 42680 vaksinime,

Në Qershor 2021 janë bërë 114253 vaksinime,

Në Korrik 2021 janë bërë 249789 vaksinime.

Qeveria e Kosovës duhet të jetë transparente dhe të tregoj përse ka dështuar vaksinimi masiv, përse ka ngecje në proces të vaksinimit?

Duke qenë vendi i fundit në Evropë me proces të vaksinimit është për  t’u hapitur përse MSH ka nderprerë vaksinimin gjatë disa vikendeve?!!

Përse po vazhdohet me ritëm të ulët  të  numrit të vaksinuar në baza ditore kur thuhet se janë 290 ekipe të vaksinimit e të cilat do të  duhej të  realizonin mbi 20 mijë vaksinime në ditë, por kjo shifër  asnjëherë nuk është realizuar?

Përse Qeveria ka vendosur që  kontratën me Pfizer ta klasifikojë dokument SEKRET, përes nuk bëhet publike kur vijnë kontingjentet e tjerë të vaksinave Pfizer?

Për dështim të programit të vaksinimit, për dështim të vaksinimit masiv, ministri i shëndetësisë Arben Vitia do të duhej të jap llogari dhe të  dorëhiqet.

Nëse Arben Vitia për shkak të  dështimit në realizim të vaksinimit masiv nuk jep dorëheqje, atëherë Albin Kurti duhet ta shkarkoj atë, përndryshe do të jetë bashkëpërgjegjës për këtë dështim.

Exit mobile version