1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Haxhiu prezanton Projektligjin për KPK-në, opozita: Problematik dhe rrezik për demokracinë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, po raporton në Komisionin për Legjislacion të Kuvendit të Kosovës, ku po shqyrtohen Projektligji për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Me këtë rast e para e dikasterit të Drejtësisë tha se kanë adresuar me prioritet ndryshimet që janë bërë në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe se përmes reformave po synojnë që sistemi i drejtësisë të jetë i pavarur.

“Ne po bëjmë reformë që kanë një synim e qëllimi, që sistemi i drejtësisë të jetë i pavarur, transparent, llogaridhënës dhe në shërbim të qytetarëve. Unë nuk do të ndalem për të jetësuar reformat, por jeni ju opozita që po na pengoni. Unë e di se ku kam me mbërri. Ne kemi pasur diskutime sidomos me ekspertë që ne i konsiderojmë si partnerë seriozë. Ata nuk i kanë kundërshtuar ndryshimet që i kemi adresuar, por kanë thënë se për t’u siguruar qa janë në përputhje, le të dërgohen sërish në Komisionin e Venecias. Unë nuk kam mundur ta pranojë këtë pasi cili është kuptimi që ta dërgojmë në komision kur edhe ju si Kuvend edhe Gjykata Kushtetuese e rrëzoni atë. Ne po dalim joserioz. Ne kemi dy opinione dhe kemi vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ne kemi adresuar me prioritet ndryshimet që janë bërë”, ka deklaruar Haxhiu, raporton rtk.

Ndërkaq, deputetë të opozitës e kanë akuzuar Ministrinë e Drejtësisë se po bën përpjekje për kapjen e sistemit prokurorial.

“Ju po flisni për një reformë të njëanshme. Synimi juaj për drejtësi sot po zbërthehet në qasje të njëanshme tuajën si qeveri për t’u qasur edhe ndryshimeve që i keni sjellë. Kur po thoni se duhet të kemi konsensus, ju konsensusin po e shihni njëanshëm”, ka deklaruar deputetja e PDK-së, Blerta Deliu.

“Vlerësimi i LDK-së për iniciativën e ministrisë konsiderohet si përpjekje e dytë për kapjen dhe shkatërrimin e sistemit prokurorial në Kosovë. Është e papranueshme se edhe pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nuk e keni zgjedhur rrugën e duhur. Ju po provoni se s’keni me arritur përsëri, për kapje të një pushteti të pavarur e kjo është më tepër se shqetësim. Disa çështje të vogla që e kanë pajtimin tim, janë të parëndësishme karshi tendencës që keni. Kjo iniciativë është e papranueshme. Ne si LDK do të shfrytëzojmë të gjitha mjetet kushtetuese për ta ndalur këtë iniciativë. Unë kam informata se as KPK nuk pajtohet me këtë”, tha deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj.

Kritika pati edhe deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri.

“Ligji për Këshillin Prokurorial ka prodhuar debat shumë ta madh në Kosovë, pastaj është sfiduar nga Gjykata Kushtetuese. Unë i kam tri probleme me këtë ligj. E para lidhet me vendimmarrjen e cila buron nga vetë anëtarët. Kjo nënkupton që një instancë e sundimit të ligjit sfidohet seriozisht prej përbërjes së re e cila do të votohet nga partia që është në fuqi dhe është problem i madh se kjo ia jep deskresionin politikës për të pasur ndikim në procesin e vendimmarrjes në KPK. Pika e dytë është se kemi një letër nga ambasadori i BE-së, i cili prapë e përmend Komisionin e Venecias duke na sfiduar ligj-bërjen në nivel të Kuvendit dhe Qeverisë”, shtoi deputeti Tahiri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img