Një nga këto ndryshime sipas saj është edhe procedura që marrëveshjet ndërkombëtare që ratifikohen në Kuvend, ato para nënshkrimit t’i dërgohen Kuvendit, për të shmangur problemet eventuale.
“Kemi diskutuar ta riformulojmë betimin e deputetit. Është proceduar rregulla dhe mbarëvajtja gjatë punimeve në Kuvend, dhe nëse një Projektligj nuk kalon herën e parë, ai nuk mund të vijë herën tjetër në Kuvend deri pas 3 muajsh”, tha Haxhiu, raporton Ekonomia Online.
“Shqyrtimi për Projektligjin për buxhetin, ta kenë të gjitha komisionet shqyrtimin e projektbuxhetit. Marrëveshjet ndërkombëtare që ratifikohen në Kuvend, ti dërgohen Kuvendit para nënshkrimit të marrëveshjeve për shkak të problemeve në vazhdimësi”, tha Haxhiu.