0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Haxhiu, policisë: Mjerë për ju!

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se policia edhe në 17 vjetorin e tyre po i tregojnë “aftësitë” tek familjet dhe aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Këto komente Haxhiu i bëri përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
Eh sikur policia ta shfrytëzonte gjithë këtë zell kundër bandave të krimit dhe mafisë politike!
Jam e bindur që as nuk do të ishim udhëhequr nga milionerët kriminel e as Kosova nuk do të rrezikohej nga projektet e dëmshme të këtyre matrapazëve!
Edhe në 17 vjetorin e tyre po i tregojnë “aftësitë” tek familjet dhe aktivistët e Lëvizjes që po bëjnë çmos për të shpëtuar atë që ka mbetur dhe JO tek bandat e krimit, as tek mafia politike dhe njerezit e lidhur me ta dhe as tek strukturat kriminale të Serbisë në Kosovë!
Mjerë për ju, në çfarë gjendje keni ardh! Në vend se të dilni në mbrojtje të qytetarëve dhe shtetit, ju po dilni në mbrojtje te regjimit kriminal!” (sic.)

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img