-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Haxhiu: Po i identifikojmë kriminelët për t’i sjell para drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar sonte se bandat e organizuara kriminale serbe të cilat udhëhiqen nga presidenti serb, Aleksandar Vuqiq nuk do të tolerohen.

Ajo u shpreh se sulmet ndaj policisë, gazetarëve që kryenin punën e tyre dhe KFOR-it, janë të papranueshme dhe të dënueshme.

“Republika e Kosovës nuk do të lejojë veprime që cenojnë sovranitetin dhe integritetin terrirorial dhe as përmbushje të apetiteve të Vuqiqit. Të gjithë, pa dallim duhet të dënojnë këto akte kriminale”, shkroi ajo në Facebook.

Mes tjerash, Haxhiu tha se institucionet e Kosovës po identifikojnë kriminelët që ishin në prezentë në protestën e sotme në veri, të dalin para drejtësisë

“Ata që pamë sot nuk janë qytetarë serb që janë të pakënaqur me kryetarët legjitim por janë kriminelë që udhëhiqen nga Vuqiq me qëllim të destabilizimit. Institucionet e drejtësisë së bashku me policinë po identifikojnë kriminelët që t’i sjellin para drejtësisë”, tha ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img