0.9 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Haxhiu përkujton paraardhësin e tij, përfaqësues i Drenicës në Konferencën e Bujanit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka ish-përfaqësuesin e Drenicës në Konferencën e Bujanit, Halil Haxhija.

Për këtë të fundit, deputeti i PDK-së e ka quajtur vizionar, trim e i vendosur. Haxhiu ka shkruar se ka këmbëgulur se popullit shqiptar të Kosovës pas çlirimit nga nazizmi duhet t’i njihet e drejta e bashkimit me Shqipërinë.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka postuar edhe një transkript të kërkesës që Kosova t’i bashkohej Shqipërisë. 

“Kosova e Rrafshi I Dukagjinit është një krahinë e banueme me shumicë nga populli shqiptar, i cili si gjithmonë, ashtu edhe sot dëshiron me u bashkue me Shqipni”, thuhet ndër të tjerash në kërkesën e përfaqësueseve.

Postimi i plotë i tij:

Në kujtim të atdhetarit Halil Haxhija, përfaqësuesit të Drenicës në Konferencën e Bujanit nga 31 dhjetor 1943 deri më 2 janar 1944.

Halil Haxhija ishte delegat i Drenicës në Konferencën e Bujanit, ai me qëndrimin e tij atdhetar e vizionar, trim i vendosur se popullit shqiptar të Kosovës pas çlirimit nga nazizmi duhet t’i njihet e drejta e bashkimit me Shqipërinë.

Për shkak të qëndrimit të tij Halil Haxhija u ekzekutua nga regjimi jugosllav.

Ky është transkripti i fjalimit të Halil Haxhisë në Konferencën e Bujanit :

Halil Haxhija:

“Kosova e Rrafshi I Dukagjinit është një krahinë e banueme me shumicë nga populli shqiptar, i cili si gjithmonë, ashtu edhe sot dëshiron me u bashkue me Shqipni.

Prandaj e ndiejmë për detyrë me i tregue rrugën e drejtë që duhet me ndjekë populli shqiptar për t’i realizua aspiratat e veta. Rruga e vetme pra që populli i Kosovës dhe Rrafshit Dukagjinit të bashkohet me Shqipni asht lufta e përbashkët me popujt e tjerë të Jugosllavisë kundër okupatorit nazist gjaksuer e rrogtarëve të tij, sepse kjo është e vetmja rrugë për me fitue lirinë, në të cillen të gjithë popujt, pra edhe populli shqiptar, do të kenë mundësi me vet-vendosë mbi fatin e tij, me të drejtën e vetvetndosjes deri në shkëputje. Garancija për kët asht Ushtrija Nacional -Çlirimtare e Jugosllavisë dhe ushtria Nacional-Çlirimtare e Shqipnisë me të cilën ngushtësisht asht e lidhun. Përvec këtyne për kët garantojnë aleatët tonë të mdhejë, Bashkimi Sovjetik, Anglija e Amerika ( Karta e Atlantikut, Konferenca e Moskes dhe e Teheranit).”

Halil Haxhija paraardhësi i familjes tonë Haxhiu nga Terrnavci,  ishte një patriot, atdhetar, intelektual dhe prijës i luftēs për liri dhe bashkim kombëtar i cili për shkak të qëndrimeve të tij u ekzekutua nga pushteti serbo-jugosllav në bashkpunim me servilët shqiptarë si Ali Shukria e të tjerë,  i cili kishte dorë të drejpërdrejtë në ekzekutimin e Halil Haxhisë.

Jam krenar që i takoj familjes së atdhetarit Halil Haxhija,delegat nga Drenica në Mbledhjen e Bujanit 31 dhjetor 1943 deri me 2 janar 1944.

P.S. Falenderoj historianin Haxhi Ademi për gjetjen e këtyre dokumenteve me shumë vlerë historike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img