7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Haxhiu për zgjedhjet e Serbisë në Kosovë: Serbia po vazhdon cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, LVV,  ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës, për lejimin e organizimit të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

Haxhiu përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka shkruar se lejimi i organizimit të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë është dorëzimi dhe gjunjëzimi i radhës karshi Serbisë.

Siç ka shkruar ajo, qeveria ilegale dhe pa mbështetje popullore, po e konsideron Kosovën si vend në të cilin Serbia ka hise.

“Qeveria ilegale dhe pa mbështetje popullore, po e konsideron Kosovën si vend në të cilin Serbia ka hise! Lejimi i organizimit të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë është dorëzimi dhe gjunjëzimi i radhës karshi Serbisë. Serbia po vazhdon cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial. Ky është agresion. Pazaret e kësaj Qeverie me Serbinë, kushedi se kur do të ndalen”, ka shkruar Haxhiu.

Tutje Haxhiu ka thënë se ish-Qeveria Kurti ia ktheu dinjitetin vendit me qeverisjen e saj.

“Qeveria Kurti, ia ktheu dinjitetin vendit prandaj ajo qeverisje duhet të kthehet. Angazhimi dhe përbashkimi kundër kësaj Qeverie është i domosdoshëm”, ka shkruar në Facebook, Haxhiu.

Autoritetet kosovare kanë lejuar që brenda territorit të Kosovës të lejohet procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

https://www.facebook.com/hapeporten/posts/3809941669076596

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img