10.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Haxhiu: Për herë të parë Kosova ka pozicion të dinjitetshëm në raport me negociatat me Serbinë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha sot në Kuvend se për herë të parë Kosova ka pozicion të dinjitetshëm në raport me negociatat me Serbinë.

“Diçka që nuk e kemi parë më herë dhe për herë të parë tre krerët e institucioneve në Kosovë janë të unifikuar me qëndrimet e tyre përballë Serbisë. Sigurisht që unë do të doja që këtij unifikimi t’i bashkohet edhe Opozita. Sepse ne mund të kemi dallime të ndryshme për çështje të ndryshme programore ideologjike, mirëpo assesi për qëndrimet tona përballë Serbisë”.

Ajo tha se në të kaluarën ka pasur lëshime përballë Serbisë, dhe siç shtoi ajo, sa herë ka pasur kërkesa nga Beogradi nga Vuçiqi, asnjëherë jo nuk i kanë thënë.

Po bazohem çka ka ndodhur në të kalurën, kemi pa lëshime pe përballë Serbisë, sa herë që ka pasur kërkesa nga Beogradi e nga Vuçiqi asnjëherë jo nuk i keni thënë, gjithë po i keni thënë, por edhe pasojat e qeverisjes tuaj po i ndiejmë ne sot. I keni detyruar institucionet e drejtësisë të shkojnë në negociata politike me Serbinë, ky ka qenë cenimi më i rëndë që ia keni bërë Kushtetutës së Kosovës dhe sistemi të drejtësisë, sot ne po i ndiejmë pasojat. Për herë të parë ka një pozicion të dinjitetshëm, jemi më të fuqishëm me argumentet tona politike përballë kërcënimeve të vazhdueshme të Serbisë që dirigjohen edhe nga Rusia”, tha ajo./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img