Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se po bëhet shpifje ndaj saj nga militantët e PDK-së.
Përmes një shkrimi në Facebook, Haxhiu ka publikuar shpenzimet krahasuese me ish-ministrin Abelard Tahiri, për të cilat thotë se janë veprime të Partisë Demokratike.
“Militantët e PDK, paskan nisur shpifjet e ulëta kundrejt meje por e kanë kot. Me siguri, nga militantët që i ka lënë tashmë në Ministri, Abelardi, paska dëgjuar që kemi gjetur shumë dallavere e veprime të paligjshme në MD, dhe tani kanë nisur sulmet e shpifjet kundrejt meje”, ka thënë Haxhiu.
Ajo është shprehur se, së shpejti do të bëhen publike veprimet e jashtëligjshme të Tahirit sa ishte në krye të Ministrisë së Drejtësisë.
“Shumë shpejt do t’i bëhen publike dallaveret e Abelard Tahirit.
Të dhënat në vijim janë shpifje dhe në fillim të javës së ardhshme, Abelardit i dalin dallaveret e shpenzimet e tij sa ishte Ministër po ashtu edhe krahasimin me shpenzimet e mia”, ka thënë ministrja në detyrë.