Site icon PrishtinaPress

Haxhiu paralajmëron fillimin e procesit të vettingut, synon kthimin e besimit të qytetarëve në drejtësi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë së këtë javë presin nga institucionet dhe shoqëria civile që deri të enjten tua dërgojnë emrat e përfaqësuesve të tyre për të filluar me formimin e grupit punues për vettingun në Kosovë dhe më pas krijimin e një koncept dokumenti.

Haxhiu gjatë tryezës së diskutimit me temë “Sundimi i ligjit në Kosovë. Cilat janë prioritetet e Qeverisë së re?”, organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS).

Ajo tha se përmes vettingut në Kosovë, duan që ta kthejnë besimin e qytetarëve te sistemi i drejtësisë.

“Kam vënë kontaktet e para me Komisionin për Legjislacion, pasi u dje ju kemi dërguar përfaqësuesve të institucioneve dhe shoqërisë civile, që deri të enjten në orën 16:00 të dërgojnë emrat e përfaqësuesve të grupeve punuese. Përmes kësaj duam që ta kthejmë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Brenda sistemit të drejtësisë  të jenë njerëz profesional. Nuk ka më dilemë nëse do të ketë apo jo vetting në Kosovë. Jam në komunikim edhe me MPB-në që të shohim bashkërisht ndryshimet e duhura sa i përket vettingut”, ka thënë Haxhiu.

Ministrja e Drejtësisë po ashtu u shpreh se procesi i vettingut duhet të marr mësim nga gabimet e procesit të vettingut në Shqipëri.

“Procesi i vettingut në Kosovë duhet të marr mësim nga procesi i vettingut në Shqipëri, dhe të marrim mësim nga gabimet e tyre. Qëllimi është që ky proces të nis, dhe të nis tash pas disa ditëve. Është mirë që të nis me një koncept dokument. Pasi do ta kemi më lehtë me një koncept dokument, e pastaj të fillojmë me ndryshime ligjore”, tha ajo.

Ndërkaq, Haxhiu po ashtu sqaroi se mekanizimi i vettingut duhet të jetë i jashtëm dhe i brendshëm.

“Mekanizmi i vettingut të filloj nga procesi i jashtëm. Përmes mekanizimit të jashtëm të bëhet verifikimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve. E pastaj ai i brendshëm, pasi një person mund ta kaloj vettingun nga jashtë dhe pastaj të filloj korrupsionin, prandaj duhet një vetting i përhershëm i brendshëm”, ka thënë ndër të tjera Haxhiu.

Ajo po ashtu foli edhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, ku tha se ky proces është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës si dhe me direktivat e Bashkimit Evropian (BE).

Të gjitha zërat të cilat pretendojnë se ky proces është kundër Kushtetutës dhe BE-së, sipas saj nuk qëndrojnë.

“Ne i kemi rishikuar dhe disa çështje dhe të njëjtin e kemi dërguar për miratim në qeveri, dhe një nga ato më të rëndësishmet është dhe ky koncept dokument. Ka pasur zëra që ky koncept dokument bien ndesh me Kushtetutën dhe me direktivat e BE-së dhe unë them që as këtu nuk ja kanë qëlluar”, tha ajo.

Sipas saj, barra e provës do të vendoset tek personi që dyshohet për pasurinë që e ka duke u bazuar në të hyrat e tij.

Exit mobile version