Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se ka vizituar Drejtorinë Rajonale të Policisë në Komunën e Ferizajt me ç’rast, siç u shpreh ai, diskutuan për adresimin e rasteve të dhunës në familje.
Ajo tha se nga janari deri më sot, në komunën e Ferizajt janë raportuar 188 raste të dhunës në familje, përcjell Klankosova.tv.
“Sot vizitova Drejtorinë Rajonale të Policisë në Komunën e Ferizajt me ç’rast diskutuam për adresimin e rasteve të dhunës në familje, sfidat me të cilat ballafaqohen, bashkëpunimi ndërinstitucional, nevojat e të mbijetuarave dhe rëndësinë e trajtimit serioz të rasteve të dhunës në familje”.
“Përfaqësuesve të policisë nga Ferizaj, Shtime, Shtërpca, Kaçaniku dhe Hani i Elezit iu ofrova mbështetjen time të plotë në punën që bëjnë dhe angazhimin e tyre ditor në mbrojtjen e qytetarëve tanë”