0.9 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Haxhiu në mbledhjen e Këshillit të GVV-së: Burrat patriarkal po i vrasin gratë, institucionet të japin dënimet maksimale për dhunuesit

Është mbajtur të shtunën mbledhja III e Këshillit të Përgjithshëm të organizatës Gratë për VETËVENDOSJE! (GVV).

Kryetarja e GVV-së Albulena Haxhiu, në këtë mbledhje tha se sot janë bërë nënte ditë që nga vrasja e Liridona Ademaj, e cila u vra si pasoj e femicidit, që sipas saj është prezent në shoqërin kosovare.

Ajo tha se burrat patriarkal po i vrasin gratë dhe se ky është një krim i rëndë për të cilin organet e drejtësisë duhet që të japin dënimet maksimale, pasi sipas saj, neglizhenca ndaj dhunës dhe dënimet minimale për dhunuesit janë duke i inkurajuar ata.

Ajo shtoi se brenda sistemit tonë ka zyrtar patriarkal që mendoj që dhuna bënë edhe të durohet, ku për këtë bëri thirrje që shteti nuk duhet assesi që dhunuesin ta shndërroj në vrasës.

Ministrja e Drejtësisë u zotua se çdo ditë të punës së saj do të jetë në luftën ndaj dhunës në familje, në bazë gjinore dhe femicidit.

“Sot nënë ditë më parë është vrarë Liridona Ademja, Liridona u vra si pasoj e femicidit që për fat të keq është prezent në shoqërinë tonë. Pa barazia gjinore e rrënjosur thellë në strukturën shoqërore herë pas hëre na shpërfaqet në mënyrën më monstruoze siç ishte edhe rasti i fundit i vrasjes së Liridonës. Burrat patriarkal po i vrasin gratë, gratë po vriten nga burrat apo partneret e tyre, ky është krimi i rëndë, është femicid. Për këtë rast dhe për secilin rast kërkojmë drejtësi”, tha ajo.

“Edhe përkundër faktit që janë ndërmarr shumë veprime deri tani rasti i fundit na tregon që puna jon duhet të vazhdoj edhe më shumë edhe më fort. Edhe si kryetare e GVV-së edhe si ministre e Drejtësisë edhe si nënë edhe si grua zotohem edhe para jush që çdo ditë e punës time do të jetë në shërbim të kësaj kauze, gjegjësisht në luftën ndaj dhunës në familje, në bazë gjinore dhe femicidin. Për ta luftuar këtë gjendje kërkohet koordinim i madh institucional dhe neglizhenca ndaj dhunës dhe dënimet minimale për dhunuesit i inkurajon ata. Qartazi brenda sistemit tonë ka zyrtar patriarkal që mendoj që dhuna bënë edhe të durohet. Prandaj shteti nuk duhet assesi që dhunuesin ta shndërroj në vrasës. Prandaj sistemi drejtësisë secilin rast të raportuar të dhunës në familje duhet ta adresoj me përgjegjësin më të lartë dhe vetëm sipas kompetencave të tyre. Mendësia patriarkale nuk ka vend në institucionet e drejtësisë, as në polici as në prokurori, as në gjykata. Për ne nuk është normale dhunë dhe do ta luftojmë deri në fund, ftoj institucionet e drejtësis që të japin dënimet maksimale për dhunuesit”, tha ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img