Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi se dikasteri që ajo drejton ka sfidë për menaxhimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML).
Haxhiu, duke mos përmendur emra, tha se ka persona brenda IML-së që nuk ia duan të mirën këtij institucioni dhe se punojnë për interesa personale.
“Për IML ende ka sfidë, kemi pasur probleme të mëdha, me persona që nuk ia duan të mirën shtetit, institutit as MD-së, kanë interesa personale, nuk do të lëshohem në emra të përveçëm. IML e di për çka mendoj, për të gjithë ata për secilin prej tyre, ka zyrtar që bëjnë përpjekje maksimale, do ta vlerësojë U. D-në edhe përkundër faktit që kemi pasur gjendje të rëndë në zhdukjen e provave të Astrit Deharit, djegien e objektit, ai ka marrë përsipër ta drejtoj, dhe po bën përpjekje maksimale”, tha Haxhiu, për RTV Dukagjini.
Haxhiu theksoi se ka kërkuar krijimin e një komisioni hetimor për zhvillimet në IML dhe për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.
“Unë kam dhënë të krijojmë komision hetimor, sepse prokuroria nuk na ka treguar kush janë ata tre persona, ne e dimë kush i ka pasur çelësat, por kush është emri i personit që i zhduku mostrat… Duke qenë që prokuroria nuk po e bën punënë si duhet, duhet të krijohet një komision hetimor”, tha ajo.
Ministrja Haxhiu ka folur edhe për dialogun me Serbinë, duke thënë se në të kaluarën e kanë kundërshtuar marrëveshjen e vitit 2013-të, pas sipas saj ajo përbën shtet brenda shtetit.
Sipas saj formimin e Asociacionit e kishin ndalur sa ishin në opozitë me gaz lotsjellës.
“Nuk do të ketë marrëveshje që do ta bosnjëzojë Kosovën. E kemi kundërshtuar ‘Zajednicen’ marrëveshjen e 2013-ës sepse gjashtë prej pikave kishin qëllim e krijimit e një entiteti serb që do të bëhej shtet brenda shtetit, me kompetenca ekzekutive. Falë protestave tona, qoftë jashtë apo brenda kuvendit përmes metodave si gazi lotsjellës e kemi ndalu atë marrëveshje të dëmshme”, tha ajo.
Ajo theksoi se qëndrimi i saj për Asociacionin nuk ka ndryshuar.
“Marrëveshja do të shkojë në Gjykatë Kushtetuese. Ju e dini që kushtetuesja për marrëveshjen e vitit 2015 ka thënë se 23 nene kanë shkelur Kushtetutën. Nuk do ketë mekanizëm që do shndërrohej në një shtet brenda shtetit. Qëndrimi është i njëjtë, edhe pse jemi në rrethana që drejtojmë qeverinë, kemi trashëguar marrëveshje mjaft të dëmshme”, tha ajo.