Site icon PrishtinaPress

Haxhiu: Mustafa duhej të ndalte zgjedhjet e Serbisë në Kosovë dhe jo t’i nënshtrohet Beogradit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka reaguar në lidhje me zgjedhjet presidenciale të Serbisë të cilat do të mbahen edhe në Kosovë.

Haxhiu ka thënë se kryeministri i vendit, Isa Mustafa do të duhej t’i pengonte këto zgjedhje dhe jo të akuzojë opozitën për demarkacionin, transmeton Sovrani.info

“Nesër, zgjedhjet presidenciale të Serbisë mbahen edhe në territorin e Republikës së Kosovës! Isa Mustafa, para se të bëj akuza kundrejt opozites per demarkacionin, do të duhej të ndalte këto zgjedhje dhe jo të fshihej si struci përball cenimit të vazhdueshëm të sovranitetit”, ka shkruar Haxhiu në profilin e saj në Facebook.

Ky është postimi i saj i plotë: 

Nesër, zgjedhjet presidenciale të Serbisë mbahen edhe në territorin e Republikës së Kosovës! Isa Mustafa, para se të bëj akuza kundrejt opozites per demarkacionin, do të duhej të ndalte këto zgjedhje dhe jo të fshihej si struci përball cenimit të vazhdueshëm të sovranitetit!

Sjellja si shtet i pavarur nënkupton shpalljen e këtyre zgjedhjeve te paligjshme, ndërhyrje në çështjet e brendshme të Republikës së Kosovës dhe konfiskimin e materialeve zgjedhore të Serbisë brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Këto janë përgjegjësi e ekzekutivit të cilët i janë nënshtruar në plotni Beogradit andaj edhe heshtin e fshihen!

Exit mobile version