Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka mirëpritur themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me trajtimin e rasteve të dhunës seksuale dhe dhunës në familje.
Postimi i Haxhiut në Facebook:
Mirëpres themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me trajtimin nga ana e institucioneve të rasteve të dhunës seksuale dhe dhunës në familje në Republikën e Kosovës.
Përmes këtij Komisioni do të pasqyrohen veprimet në 5 vitet e fundit të institucioneve përgjegjëse në raport me këto raste. Ministria e Drejtësisë do të jetë në dispozicion të Komisionit Hetimor.
I uroj punë të mbarë anëtarëve të Komisionit!