-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Haxhiu: Mes kishës dhe kapusit të ndërtohet një lapidar i studentëve dëshmorë (Video)

I ftuar i sontëm në emisionin ‘InfoBox’ në RTV Dukagjini ka qenë deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili foli për disa nga temat aktuale politike në Kosovë.
Haxhiu tha se çështja e demarkacionit është shndërruar në problematikë të rrejshme në mes të subjekteve politike shqiptare, por që sipas tij nuk do të duhej të ishte ashtu.
“Ky problem du të duhej të ishte problem mes Kosovës dhe Malit të Zi, por kurrësesi problem brenda territorit të Kosovës. Pra, këto zakonisht janë problem mes shteteve e asnjëherë nuk janë probleme të brendshme”, tha Haxhiu, i cili tregoi se në mbledhjen e fundit të Këshillit Drejtues të PDK-së është vendosur që të votohet ‘pro’ demarkacionit.
Duke folur për veriun e Kosovës, pas insistimit të gazetarit, Haxhiu ka treguar se shkon shpesh në veri dhe se asnjëherë nuk i heq tabelat e veturës.
“Kam shkuar dhe shkoj në veri dhe asnjëherë tabela nuk kam heq. As sot që nuk heq. Kam pasur vështirësi, por që asnjëherë nuk jam ndalë dhe situata është shumë më e mirë se sa në të kaluarën. Kur ka ndodhur pastrimi politik në veri, vëllezërit e Rexhep Selimit janë marrë me uzurpime në Klinë dhe Prishtinë, dhe ky si ministër i brendshëm në vend se me ju ofru siguri banorëve shqiptarë në pjesën veriore, iu ka ofruar siguri vëllezërve të tyre”, ka thënë deputeti Haxhiu.
Deputeti i PDK-së foli edhe për kishën serbe në kampusin e Universitetin e Prishtinës, me ç’rast dha edhe një propozim interesant për ndërtimin e një lapidari për studentët që kanë rënë dëshmorë të UÇK-së.
“Kisha është një dëshmi e kohës, e së kaluarës dhe e tashmes. Fillimi i ndërtimit të kishës fillon në fazën kur nga kampusi universitar janë larguar studentët shqiptarë, dhe e dëshmon një tentativë të regjimit të Millosheviqit për të ndryshuar strukturën brenda kampusit universitar, për të përzënë studentët shqiptarë dhe për të vendosur objekte të kultit aty. Por sot nuk kemi nevojë ta godasim Kosovës veçanërisht te faktori ndërkombëtar që ne tani sot po rrënojmë kisha, por këto zhvillime historike janë bërë falë atyre studentëve që kanë qenë pjesë e kampusit universitar dhe ne sot kemi studentë dëshmorë, dhe ata sot nuk kanë asnjë përmendore e as lapidar brenda kampusit universitar. Uroj që komuna e Prishtinës në bashkëpunim me shoqatat e dëshmorëve, në mes të kishës dhe kampusit unviersitar të ndërtojnë një lapidar të madh të dëshmorëve studentë”, ka porositur deputeti Bekim Haxhiu.
https://youtu.be/UfmDySgEkR8

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img