Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Me pranu ZAJEDNICËN kundër të cilës potestonte Albini dhe LVV, nuk ka pasë nevojë të tensionohet situata në Veri e të vijë deri të vrasja e Afrim Bunjakut dhe plagosja e disa policëve tjerë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
“Albin Kurti vendimi për targa e ka harru dhe ZAJEDNICËN deri me 5 Nëntor ka me pranu”.
Sipas Haxhiut, me Kurti po legjitimohet Zajednica për cfarë edhe është derdhur gjak.
“Me Albin Kurtin në Qeveri po legjitimohet Zajednica për kundërshtimin e së cilës u derdh edhe gjak”.
“Erdhi në pushtet duke e mashtru këtë popull dhe i tillë do të shkoj, mashtrues”.