Bekim Haxhiu, kandidati i PDK-së për deputet, ka qenë sot për vizitë në fshatin Burojë, vendlindjen e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se është takuar edhe me Endrit Thaçin, djalin e ish-presidentit dhe me banorë të tjerë të atij fshati.
“Në Burojën e presidentit Hashim Thaçi, së bashku me Endritin dhe vëllezërit e familjarët e tij, morëm mbështetje të fuqishme për zgjedhjet e 9 shkurtit”.
“Vota për PDK-në në këto zgjedhje është liri për të gjithë çlirimtarët e Kosovës që po mbahen padrejtësisht në Hagë”, ka thënë Haxhiu.