Ligji për Sponzorizim dhe Donacione për Kulturë, Rini dhe sport dështoi në herën e parë të votimit në kuvend, kështu pasi që deputetët nuk ishin pro tij në seancën e mbajtur me 19 qershor të këtij viti.
Por, pavarësisht këtij dështimi, deputeti nga radhët e PDK-së Bekim Haxhiu njofton se e ka rikthyer edhe njëherë këtë ligj në votim.
Haxhiu tha se se të enjten ky ligj do të rikthehet në votim dhe me këtë rast kërkon nga deputetët e Kuvendit që të votojnë amendamentin 5, sepse kjo e mundëson funksionalizimin e këtij ligji.
Ai tha se deri më tani janë siguruar 51 nënshkrime dhe thotë se kjo është një mundësi e mirë për zhvillimin e sportit kosovar.
Haxhiu shkroi në Facebook:
E një iniciative të tillë i është gëzuar shumë edhe trajneri i xhudos Driton Kuka, i cili shpreson se një gjë e tillë do bëhet.
Kuka e falënderoj deputetin Haxhiu për rikthimin e ligjit për sponzorizim./FaktePlus